Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Serena fiton edhe pa gjumë

REUTERS

Serena fiton edhe pa gjumë


15 January, 2014 @14:45

Amerikanja Serena Williams ka kaluar shpejtë e shpejtë pengesën e xhiros së dytë në Australian Open për të dalë në xhiron e tretë. 

Numri një i botës në tenisin femror, Williams, ka mposhtur brenda një ore serben Vesna Dolonc në temperaturë mbi 40 shkallë celzius të Rod Laver Arenas në Melbourne. 

“Disa herë jam zgjuar nga gjumi. Thjeshtë, nuk mund të flija. Frikësohesha nga dehidrimi. Tërë natën kam pirë ujë, as vetë s’e di sa kam pirë,” ka thënë amerikanja pas fitores së sotme. 

Williams që po ndjek titullin e gjashtë në Australian Open do të luajë kundër Daniela Hantuchova ose Karolina Pliskova në raundin e tretë. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis