AUSTRALIAN OPEN
Tre orë tropike për fitore
16 January, 2014 @10:50
Tenistja ruse, Maria Sharapova, bashkë me kundërshtarën e saj italiane, Karin Knapp, kanë duruar 3 orë e gjysmë në mbi 40 shkallë të celziusit për të nxjerrë fituesen e ndeshjes së xhiros së dytë në Australian Open.
Rod Laver Arena përvëlohej nga i nxehti, derisa dyshja luajti tre sete, ku kjo e fundit ishte maratonike.
Sharapova nuk ka lënë pa u ankuar pas ndeshjes duke kritikuar organizatorët për orarin e ndeshjeve dhe mospërdorimin e kulmit të terreneve, që sadopak do të ndalnin të nxehtin tropikal që po mbretëron në Melbourne.
Rusja do të ndeshet me Alize Cornet nga Franca në xhiron e tretë të Australian Open. Cornet është bartësja e 25-të e turneut.