AUSTRALIAN OPEN
Murray rikthehet në fund
16 January, 2014 @14:27
Derisa dy setet e para i kaloi pa problem, skocezi Andy Murray, në setin e tretë e lëshoi tërësisht dhe dukej se ndeshja shkonte në setin e katërt, kur françezi Millot, avancoi 5-1.
Mirëpo, se çka i ra ndërmend Murrayt dhe si e bëri këtë, mbeti e pashpjegueshme deri sa ai rimorri veten dhe fitoi 23 pikë me radhë për të fituar setin dhe ndeshjen njëkohësisht 7-5.
Rikthimi i madh i tij jep shpresa për forcën e tij dhe motivin shtesë që mund ta arrijë në ndeshje, por sa do të ndodhë kjo kur t’ia nisin t’i dalin përballë kundërshtarët më të fortë mbetet të shihet.
Murray i cili është kampion aktual i ëimbledonit, do të ndeshet me bartësin e 26-të të Australian Open, Feliciano Lopez të Spanjës.