LUBOMIR MINCHEV

Minchev tregon çelësin e fitores ndaj Pejës
11 February, 2022 @20:38
Trajneri i Trepçës, Lubomir Minchev, ka treguar çelësin e fitores ndaj Pejës në gjysmëfinale të Kupës.
Tekniku bullgar bëhet trajneri i parë që arrin ta dërgojë ekipin mitrovicas në finale të Kupës së Kosovës pas 10 vitesh!
Ndërsa çelësi sipas Minchevit ka qenë...
“Ne u kthyem në lojë dhe treguam që jemi ekip, treguam karakter. Ne nuk ia nisëm mirë, as në mbrojtje as në sulm. Unë u thashë lojtarëve, Peja është shumë e mirë në sulm, nëse duam të kalojmë këtë ekip, duhet të mbrohemi shumë më mirë që ata të mos shënojnë. Pas kësaj ne vazhduam shumë mirë. Si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm u përmirësuam. Por, karakteri i treguar në ndeshje ishte çelësi kryesor i fitores,” ka thënë ai në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.
Trepça të dielën me fillim prej orës 18:00 pret fituesin e ndeshjes Ylli-Bashkimi në finale, ku do të kërkojë trofeun e parë të vitit 2022, ndërsa luan finalen e dytë me Minchevin, pas asaj të Superkupës krejt në fillim të këtij stinori.