RAFAEL NADAL
Nadal mbyll vitin
20 October, 2016 @20:23
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mbyllur vitin 2016 sa i përket tenisit më. Lëndimi nuk e ka lënë lojtarin e njohur që të vazhdojë më tutje dhe ai assesi nuk mundi ta kalojë këtë lëndim për të vendosur në shërim të plotë.
“Nuk është fshehtësi se në Lojëra Olimpike të Rios nuk isha i përgatitur plotësisht, por qëllimi ishte të garoj dhe të fitoj medalje për Spanjën. Kjo më bëri që të ndiej edhe më shumë lëndimin dhe dhimbjet u shtuan që nga vera. Tash më duhet të ndaloj me lojë dhe të përgatitem për stinorin e ri, 2017,” ka shkruar Nadal në llogarinë e tij zyrtare të Facebookut sot.