GJAKOVA HIGHLAND MARATHON
Fundjava me “Maratonën e Malësisë së Gjakovës”
14 October, 2016 @18:13
Nën patronatin e KK Gjakovë dhe me përkahjen e madhe nga shumë të rinj të apasionuar pas vrapimit, është organizuar “Maratona e Malësisë së Gjakovës”, maratonë kjo e cila fillon nesër (15 tetor) me fillim nga ora 09:00.
Fillimi i maratonës do të bëhet në qendër të qytetit të Gjakovës (afër Hotel Pashtrik), kurse përfundimi do të bëhet në qendër të qytetit të Bajram Currit, afër bustit të “Bajram Currit”.
Gara në përgjithësi do ta përfshijë një maratonë 42 kilometra, një gjysmëmaratonë 21 kilometra dhe një garë të llojit “Stafetë”.
Përveç anës sportive, kjo maratonë ka edhe për qëllim që të promovohet natyra e Malësisë së Gjakovës dhe të ipet një mesazh për mbrojtjen e ambientit, ndërsa motoja e maratonës është “Vrapo për Natyrën”.
Informacionet e plota për regjistrimin, akomodimin, pagesat dhe gjithçka tjetër mund të gjenden tek faqja zyrtare e maratonës: gjakovamarathon.com