RAFA

TENNIS AUSTRALIA/ Ben Solomon
Nadal siguron çerekfinalen
25 January, 2015 @11:22
Bartësit të tretë të turneut, Rafael Nadal, nuk po i dihet.
Forma e tij, e mirë, herë po pengohet nga lëndimi, e herë ai po tregon lojë mahnitëse, pa shenja dhimbjeje.
E sot, në terren ka qenë ai Nadali i vjetër, që nuk e mëshiron kundërshtarin.
Tre sete, të treja fitore të lehta për të arritur në tetëshen më të mirë të turneut.
Në çerekfinale, Tomas Berdych, bartësi i shtatë i turneut do të jetë kundërshtari i Nadalit, pasi që çeku mposhti australianin Bernand Tomic gjithashtu sot në tre sete.