WAWRINKA

Kampioni në fuqi, kalon tutje
24 January, 2015 @11:11
Zvicerani Stan Wawrinka ka treguar edhe njëherë cilësitë e tij dhe mundësitë e mëdha që i ka.
Përkundër se finlandezi Jarkko Nieminen luftoi mjaft në setin e parë dhe të tretë, Wawrinka nuk la vend për befasi në game-at kyq të ndeshjes për të fituar takimin në tre sete me radhë, 3-0.
Në raundin e katërt, zvicerani, që është kampion aktual i këtij Grand Slami do të takohet me Gulliermo Garcia Lopezin.