TOREADOR

TENNIS AUSTRALIA/ Ben Solomon
Rikthim i furishëm i Nadalit
23 January, 2015 @14:10
Rafael Nadal si duket ka kaluar pengesat që i kishte në raundin e dytë, duke e anashkaluar lehtë kundërshtarin e raundit të tretë në Australian Open, izraelitin, Dudi Sela.
Loja e shpejtë dhe e fuqishme, karakteristike për spanjollin, nuk i ka lënë shumë hapësirë rivalit të tij sot, kur pas vetëm 2 seteve ai kishte fituar vetëm një Game, 6-1 dhe 6-0.
Në fund, përkundër se Sela u mundua, Nadal nuk lejoi zgjatjen e mëtejshme të ndeshjes, duke përfunduar punë kështu në tre sete me radhë për të dalë në raundin e katërt të garës, të cilën e ka fituar vetëm njëherë në karrierë të tij, në vitin 2009.