BARTËSJA E DYTË

TENNIS AUSTRALIA/ Ben Solomon
Pa probleme, Maria kalon
23 January, 2015 @14:55
Bartësja e dytë e turneut Australian Open, Maria Sharapova ka shkundur rivalen e sotme të raundit të tretë, Zarina Diyas nga Kazakistani.
Sharapova ka kaluar tepër lehtë rivalen që është bartësja e 31-të e turneut, duke e mposhtur në dy sete radhazi me rezultat identik 6-1 dhe 6-1.
Sharapova e fitoi ndeshjen për një orë e një minutë.
Me këtë fitore, Sharapova ka siguruar duelin në raundin e katërt ndaj kinezes, Shuai Peng, që është bartësja e 21-të e turneut.
Sharapova 27 vjeçe ka fituar vetëm një herë në karrierë Grand Slamin e parë të vitit dhe atë në vitin 2008.