NOVAK

TENNIS AUSTRALIA/ Ben Solomon
Vërteton epitetin e favoritit
24 January, 2015 @11:52
Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic, me fitore rutinore ka eliminuar spanjollin Fernando Verdasco 3-0 në sete për të dalë në raundin e katërt të Australian Open.
Novak, që me sytë e akullta të tij ka shtangur me lojë kundërshtarin, vetëm se ka betonuar epitetin e favoritit të turneut me performancën e tij sot.
Në raundin e katërt, ai do të ndeshet me tenistin e Luksemburgut, Gilles Muller, që mposhti në raundin e tretë bartësin e 19-të të turneut, John Isner nga SHBA.