Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DANIEL NELSON FALENDERON RAHOVECIN

Nelson: Rahoveci i duhet Superligës

Nelson: Rahoveci i duhet Superligës


2 April, 2023 @1:15

Daniel Nelson në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes së fundit të stinorit të rregullt të Superligës me Rahovecin ka thënë se ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur që ka drejtuar një ekip të tillë. Ai ka falenderuar përgjithësisht të gjithë, ndërsa në fund ka thënë se shpreson që liga të zgjerohet për të mbajtur Rahovecin në elitë.

“Ka qenë shumë kënaqësi të jesh trajner i një ekipi si Rahoveci këtë stinor, ndërsa falenderoj secilin këtu, prej sponsorëve, tifozëve dhe Komunës që kanë bërë këtë ekip të mirë,” ka thënë irlandezi fillimisht.

Ndërkaq sa i përket asaj se stinori për ta ka përfunduar dhe Rahoveci do të jetë pjesë e Ligës së Parë nga stinori tjetër, Nelson ka vlerësuar kështu situatën.

“Inkurajoj që Rahoveci të punojë edhe më shumë, ndërsa përkrahja nuk mungon as nga sponsorët as nga tifozët. Elitës i duhet kjo infrastrukturë, ky qytet me kaq pasion për basketbollin dhe me të vërtetë shpresoj që liga të zgjerohet.”

Në anën tjetër, sa i përket asaj se a do të qëndrojë ai më tej te Rahoveci irlandezi ka thënë se kjo çështje nuk varet nga ai, pasi që do të vendosin drejtuesit e klubit dhe menaxherët e tij, kurse vetë ai ka thënë se ka ndjerë kënaqësi që ka drejtuar një ekip të tillë.

Rahoveci ka përfunduar në pozitën e tetë, të fundit, Superligën 2022/23 dhe me këtë ka rënë në Ligë të Parë të Kosovës. Vreshtarët kanë bilans 4-24 pas 28 ndeshjesh, ndërsa ekipi organizoi në Mizahir Isma edhe turneun e Kupës së Kosovës, që u vlerësua si organizim i suksesshëm.

Qyteti i Rahovecit ka palestrën ndër më të oraganizuar në Kosovë.


 
Të gjitha lajmet nga