Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1-0 PËR PEJËN

Peja merr avantazhin ndaj Yllit me mungesa

Fotot: FBK

Peja merr avantazhin ndaj Yllit me mungesa


12 April, 2023 @23:19

Me lojë pak më të mirë të treguar në pjesë të parë të ndeshjes, Peja ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës. Verdhezinjtë vendas kanë shënuar fitore në Karagaç me 3 pikë dallim ndaj kampionit aktual të Superligës, 85-82 [22-19, 26-22, 23-23, 14-18].

Te Ylli munguan të lënduar Henrik Sirko dhe Chris Harris, ndërsa luftoi mjaft mirë përkundër mungesave, por për pak si bëri ballë pejanëve në disponim, te të cilët Brad Waldow kreu lojën me double-double prej 22 pikësh e 10 kërcimesh.

Peja vs Ylli

Pos tij, me 17 pikë, 5 asistime e 9 kërcime u dallua Larry Thomas, ndërsa 16 të tjera dha David Joseph në fitore, ashtu që Peja të nis serinë me 1-0 para udhëtimit në 13 qershori.

Ylli në anën tjetër u tregua gjithmonë serioz në ndeshje, ndërsa Bashir Ahmed ishte më efikasi me 18 pikë, derisa kapiteni Gëzim Morina kreu lojën me 16 pikë, 2 asistime e 8 kërcime.

Dueli i radhës pas tri ditësh zhvillohet në Suharekë, ku Ylli do të jetë në cilësinë e vendasit dhe do të mundohet të barazojë serinë, në të kundërtën Peja shkon në avantazh 2-0 dhe bëhet një fitore larg finales së PlayOffit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga