NGA INFORMATORI NR. 34

Foto: FBK
Pejës 800 euro dënim, Hajrizit 200 euro
10 May, 2023 @22:24
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot Informatorin Nr. 34 të Superligës, që i përket ndeshjes së dytë të serisë gjysëmfinale të Playoffit ku Peja fitoi Trepçën thellë, 107-79 dhe barazoi serinë në 1-1.
Aty, pos tjerash janë bërë të ditura edhe dënimet për ekipet dhe individët nga ndeshja, ndërsa Peja është gjobitur me dy herë nga 400 euro, për shkelje të neneve 49.6 dhe 49.3, kurse nga lojtarët vetëm Drilon Hajrizi i Trepçës me 200 euro për shkeljen e nenit 50.1.
Ndërsa në pikën e sjelljes së shikuesve është shkruar (pa ndërhyrje): Para fillimit të ndeshjes dhe kohë pas kohe gjatë ndeshjes tifozët vendas kane share dhe fyer basketbollistet mysafir. Në çerekun e tretë, (3.52) janë gjuajtur 4 shkrebza në parket. Pas përfundimit të ndeshjes lojtaret mysafire gjatë daljes nga palestra janë gjuajtur me dy shishe të zbrazëta të plastikes. Në çerekun e katërt (8.56) është gjuajtur një shkrebz në parket.
Kurse në paragrafin e vërejtjeve tjera është shënuar: Në çerekun e dyte, 50 sec para parafundit të pjesës së parë tifozet në tribunën qendrore kane shpalosur një transparent me ketë përmbajtje “Na nuk blejmë refera me pare”.