SONTE

Foto: LigaUnike/fb
Prishtina apo Penza? Cila skuadër do ta merr Superkupën?
Teksti: L. Unike
14 October, 2021 @15:22
Prishtina-Penza, finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në Vlorë. Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës Mbarëkombëtare, ku do të përballen dy skuadrat nga Kosova, Prishtina dhe Penza nga Peja. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Vlorë.
Prishtina në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Partizanit të Tiranës me rezultat 73:76, ndërsa Penza e mundi Flamurtarin e Vlorës me shifrat 70:79.
Kështu në finalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike do të ndeshet dy skuadrat nga Kosova. Prishtina dhe Penza luajtën edhe në finale të Superkupës së Kosovës, ku fitore shënuan vashat pejane.
Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, duke bashkuar kampionët dhe fituesit e Kupave nga të dy shtetet, kurse në fund të muajit Tetor do të fillojë edhe Liga Unike, kësaj radhe në të dyja konkurrencat.
Në organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare kanë ndihmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe Klubi i Flamurtarit të Vlorës.