Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITEN NË RENDITJE

Bunjaku i sjell Malishevës fitore të madhe në kohën shtesë

Foto: FCMalisheva/ fb

Bunjaku i sjell Malishevës fitore të madhe në kohën shtesë


1 December, 2024 @20:46

Sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, që hyri si zëvendëues në pjesë të dytë të ndeshjes ka shënuar një gol të bukur në kohën shtesë të ndeshjes, në atë që ishte mundësia e fundit, ndërsa ky gol ka bërë dallimin mes dy skuadrave sot, ku Gjilani u mposhtë në shtëpi nga Malisheva 0-1 [Fatjon Bunjaku 90’+3].

Në pjesë të parë, Malisheva ka pasur më shumë raste për të shënuar. Por asnjëra konkrete. Drilon Hazrollaj (12’) nuk goditi mirë, Altin Aliu (15’) njashtu, ndërsa Gjilani tentoi njëherë dhe atë me një shut nga largësia, që shkoi lartë.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi shumë mirë për Gjilanin. Së pari Sabit Bilali (46’), e pastaj edhe Robert Rrahmani (47’) kanë tentuar, ndërsa Albin Prapashtica humbi mundësinë e parë shumë serioze për shënim, kur nga afërsia nuk gjeti portën nga një top i ardhur nga krahu i djathtë (53’). Ky i fundit s’arriti të shënojë as me një rast tjetër (68’).

TABELA AKTUALE

E një korner në kohë shtesë vendosi ndeshjen. Bunjaku që kishte hyrë në ndeshje në pjesë të dytë, gjen topin para vetes pas dëbimit të parë nga mbrojtësit dhe godet furishëm për të shënuar për fitore. Malisheva ka shënuar fitoren e tetë sezonale dhe ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi tash ka 28 pikë, 6 më pak sesa liderja Drita.

Malisheva ka dalë në vend të dytë të renditjes me këtë fitore, duke e lënë pas Ballkanin. Gjilani ndërkaq me humbjen e gjashtë është në pozitën e gjashtë me 17 pikë, sa kanë edhe Llapi e Dukagjini pas tyre.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga