MYSAFIRË NË ROZHAJË!

Prishtina i kthehet ndeshjeve të BIBL
18 January, 2022 @10:35
Basketbollistët e Prishtinës sonte do të ndeshen me klubin e basketbollit nga Rozhaja e Malit të Zi, Ibar.
Prishtina në fundjavë u mposhtë nga Peja në Superligë, por në BIBL sa i përket fundit të vitit 2021 kishte kapur një formë të mirë dhe pas dy humbjeve të para, rreshtoi pesë fitore.
Ante Nazor shpreson që kjo seri e Prishtinës të vazhdojë tutje, ashtu që bardhekaltërit të renditen sa më lartë në renditjen tabelare të Grupit B të BIBL.
Përndryshe, në përballjen e parë mes tyre, Prishtina mposhti skuadrën e Ibrit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat 110-85.
Ndeshja KK Ibar - KB Prishtina luhet sonte me fillim prej orës 17:00.
GRUPI B, TABELA AKTUALE:
1 | Akademik Plovdiv | 5-5 | ||
2 | Prishtina | 5-2 | ||
3 | TFT Skopje | 4-4 | ||
4 | Beroe | 3-6 | ||
5 | Ironi Rain Nahariya | 4-1 | ||
6 | Ibar | 2-5 |