KB PRIZRENI 16'
TOPSPORTI / ARKIV
Prizreni largon basketbollistin amerikan
12 April, 2022 @18:20
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Prizrenit ‘16 ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me basketbollistin amerik Tyrell Williams.
Basketbollisti në fjalë te Prizreni erdhi në afatin kalimtar të janarit, e aventura e tij me klubin prizrenas ka përfunduar pas afro 3 muajve të kaluar aty.
Ndërkohë, në postimin e klubit prizrenas gjithashtu shkruan që Urim Zenelaj shumë shpejt do të rikthehet nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Siç dihet, Prizreni ‘16 në pjesën e mbetur të sezonit do të garojë në gjysmëfinale të Ligës Unike si dhe në Play Off të Superligës, pra është në garë për 2 trofe.