Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLUS NJË SEZON

Prizreni vazhdon edhe një stinor me kapitenin Ajazaj

Prizreni vazhdon edhe një stinor me kapitenin Ajazaj


10 July, 2023 @22:08

Kapiteni i ekipit të Ponte Prizrenit që garon në Superligë, Qëndrim Ajazaj, ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar edhe një stinor me ekipin.

Ajazaj që njihet si lojtar atletik dhe luan në pozitë të krahut, në stinorin e kaluar ka pasur mesatarisht 10-minuta për ndeshje me KB Prizrenin, ndërsa ka shënuar 1 pikë, 2.3 kërcime dhe 0.2 asistime mesatarisht për lojë.

“Nga sot vazhdimit të marrëveshjeve është shtuar edhe kapiteni Qëndrim Ajazaj.
Ajazaj kapiteni i pa zëvendsueshëm tani do jetë për 8 sezone rresht pjesë e ekipit (që nga themelimi).
Kapiteni përkundër studimeve në fushën e mjekësisë - stomatologji që nga dita e parë nuk na braktisi asnjëherë . Tanimë Dr.Qëndrimi është vlerë e shtuar e klubit si brenda ashtu dhe jasht fushës së basketbollit.”
ka shkruar në njoftim për vazhdimin me lojtarin, KB Prizreni. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga