FORMACIONET STARTUESE

Prizreni’16-Peja, 5-shet startuese
10 April, 2022 @16:48
Prizreni’16 po mundohet të arrijë pozitën e tretë në stinorin e rregullt të Superligës, për të pasur epërsi në përballjet cerekfinale të PlayOffit, ndërsa Peja po synon pozitën e dytë, për të ikur direkt në gjysmëfinale.
Të dyja skuadrat presin shumë nga ndeshja e sotme, por fitorja do t’i takojë njërës.
E për përballje, trajneri Arbnor Rifati i Prizrenit’16 dhe Marin Dokuzovski i Pejës kanë përcaktuar këto 5-she startuese.
PRIZRENI’16: Robert McCoy, Arti Hajdari, Altin Morina, Darrell Davis, Xavier Cannefax.
PEJA: Courtney Fells, Darius Washington, Dardan Berisha, Daniel Lekndreaj, Calvin Godfray.