HISTORIKE

Qyteti i Prizrenit, me tri ekipe në tri finale
11 February, 2022 @22:38
Në Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, turne gati një-javor që kësaj radhe organizohet në Karagaç të Pejës, ka ndodhur një fakt interesant.
Qyteti i Prizrenit do të ketë nga një skuadër në të trija finalet e mundshme të turnet.
Pos ekipit të femrave të Bashkimit që kanë siguruar finalen ndaj Prishtinës ditë më parë, sot ka siguruar finalen e Kupë së Ligës së Parë edhe skuadra New Basket, e pak më parë edhe KB Bashkimi.
Kështu, qyteti i Prizrenit do të mund të shpresojë përgjatë gjithë ditës së diel për trofe në Karagaç në secilën nga ndeshjet finale.
Finalja e Kupës së Ligës së Parë (e diel, 12:00) New Basket - Istogu.
Finalja e Kupës së Kosovës (Femrat) (e diel, 15:00) KBF Prishtina - KBF Bashkimi.
Finalja e Kupës së Kosovës (Meshkujt) (e diel, 18:00) Trepça - Bashkimi.