BELGIUM GP
Rosberg-Hamilton luftojnë, Ricciardo përfiton
24 August, 2014 @16:42
Australiani i Red Bullit, Daniel Ricciardo, ka përfituar më së shumti nga lufta e pakompromis ndërmjet dyshes së Mercedesit, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton.
Ai ka arritur të regjistrojë fitoren e tretë të stinorit në Formula 1, duke dalë i pari sot në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, në shtegun SPA.
Në një tentim kalimi të rrezikshëm, Rosberg preku pjesën e majtë të rrotës së Hamiltonit, që e la këtë të fundit jashtë garës.
Përkundër se Rosberg vazhdoi dhe tentoi mjaft, nuk e arriti asnjëherë australianin, i cili regjistroi fitoren e dytë me radhë dhe të tretën këtë stinor.
Valtteri Bottas tejkaloi bashkëkombasin Kimi Raikkonen për të përfunduar i treti, derisa kampioni aktual, Sebastian Vettel përfundoi i pesti pas luftës së madhe me Kevin Magnussen, Jenson Bitton dhe Fernando Alonso.
TOP 3 në Belgium GP:
1 | Daniel Ricciardo | RED BULL | 25 pikë | |
2 | Nico Rosberg | MERCEDES | 18 pikë | |
3 | Valtteri Bottas | WILLIAMS | 15 pikë |
TOP 3, Renditja e përgjitshme:
1 | Nico Rosberg | MERCEDES | 220 pikë | |
2 | Lewis Hamilton | MERCEDES | 191 pikë | |
3 | Daniel Ricciardo | RED BULL | 156 pikë |