Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Samir Zekiqi prej Bashkimit kaloi te Vëllaznimi

Samir Zekiqi prej Bashkimit kaloi te Vëllaznimi


3 July, 2025 @14:29

Ekipi gjakovar, KB Vëllaznimi ka bërë të ditur dje se ka nënshkuar marrëveshje me basketbollistin mitrovicas, Samir Zekiqi. Aloja që ka qenë pjesë e KB Bashkimit në stinorët e kaluar, në stinorin 2025/26 do t’i ndihmojë ekipit kuqezi nga Gjakova për ngritje të cilësisë.

“Të dashur tifozë, anëtari i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Zekiqi është transferi ynë i parë vendor për edicionin e ri.
Me përvojën, përgatitjen fizike, mentalitetin prej fituesi dhe mbi të gjitha për angazhimin e jashtëzakonshëm që e karakterizon, djaloshi nga Mitrovica pritet të jetë një prej lojtarëve kyç në arritjen e qëllimeve të Vëllaznimit tonë!”
— shkroi KB Vëllaznimi në njoftimin e bërë dje.

Përndryshe Zekiqi, ka pasur 17.8 minuta mesatarisht te Bashkimi në stinorin e kaluar, ndërsa ka shënuar 5.3 pikë për ndeshje, ka bërë 1.1 asistime dhe ka regjistruar 2.1 kërcime për lojë. Samiri 203 centimetra i gjatë këtë vjet është bërë 30-vjeçar dhe pos Prishtinës ai ka luajtur te pothuaj të gjitha ekipet e Kosovës përgjatë viteve të kaluara.

Ai ka qenë pjesë e Trepçës, RTV21, Peja, Ylli e Bashkimi. Me Vëllaznimin tashmë bën ekipin e gjashtë të Superligës që po luan në karrierë të tij.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga