Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Trepça mëson rrugëtimin për në Basketball Champions League

Trepça mëson rrugëtimin për në Basketball Champions League


2 July, 2025 @14:17

Shorti është hedhur! Trepça ka mësuar rivalin e parë në rrugëtimin për fazën grupore të Ligës së Kampionëve në basketboll, ndërkaq edhe rrugëtimin aty se cilët janë kundërshtarët tjerë të mundshëm.

Mitrovicasit, së pari do të ndeshen me ekipin holandez, Heroes Den Bosch. Nëse arrijnë të kalojnë këtë rival, atëherë do të luftojnë me fituesin e ndeshjes Bakken Bears - Kutaisi 2010, për të shkuar në finalen kualifikuese ku do të kenë punë me fituesin e dueleve PatriotiLevice-AEK vs. Kalev/Cramo-Rilski.

“Në ndeshjen hapëse do të përballemi me ekipin historik nga Holanda, Heroes Den Bosch. Një sfidë e fortë, por ne nuk jemi këtu për t’u frikësuar, jemi këtu për të luftuar.
Nëse e kalojmë këtë pengesë, në gjysmëfinale do të përballemi me fituesin mes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010. (Gjeorgji). Çdo sfidë është e vështirë, por ne besojmë në veten tonë, në fanellën që mbajmë dhe në tifozët tanë që janë forca jonë më e madhe.”
— shkroi njoftimi i kampionëve të Kosovës, plot besim.

Gjithsesi, edhe nëse Trepça nuk arrin të kualifikohet në fazën grupore të Basketball Champions League, ajo do të sigurojë fazën grupore të FIBA Europe Cup, ku ka marrë pjesë edhe vjet.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga