ZYRTARIZOHET NDARJA

Trepça ndau rrugët me Erjon Kastratin
3 July, 2025 @11:42
Ekipi mitrovicas, Trepça, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me Erjon Kastratin. Përmes një njoftimi të shkurtër, Trepça i ka uruar sukses Kastratit, të cilit i përfundoi kontrata me klubin kampion të Kosovës.
Erjoni 31-vjeç fitoi gjithçka me Trepçën në vitet e fundit, duke vazhduar kështu ngritjen e trofeve pas suksesit të arritur me Yllin. Sidoqoftë, Kastrati nuk arriti asnjëherë të tregojë nivelin e tij te Trepça sikurse e kishte bërë te Ylli, edhe pse në stinorin e kaluar kishte 14.5 minuta për lojë, 3.9 pikë për ndeshje dhe 0.6 asistime për ndeshje.
Organizatori në fjalë është edhe përfaqëues i Kosovës.