PEJA

‘Shqiponjat’ motivojnë lojtarët e Pejës në stërvitje
3 May, 2021 @19:06
Në stërvitjen e sotme të Pejës, pati edhe disa mysafirë për tjerë.
Ekipi u vizitua nga tifozët pejanë ‘Shqiponjat’, të cilët shfrytëzuan këtë mënyrë për t’i motivuar lojtarët, pasi që për shkak të masava ndaj pandemisë nuk mund të jenë prezentë nëpër ndeshje.
Peja nesër (e martë, 17:00) do ta luajë ndeshjen për ‘jetë a vdekje’ ndaj Ponte Prizrenit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në finale të Play Off-it.