SKIJIM
Skitarët kosovarë zhvilluan stërvitje para garave
Teksti: KOK
12 February, 2017 @14:10
Katër nga pesë sportistët kosovarë që po marrin pjesë në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj, kanë zhvilluar stërvitjet para garave të nesërme dhe të psnesërme në shtegun e disiplinave Alpike - Palandöken, Erzurum.
Adea Haxhidauti, Lyra Hoxha, Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj kanë stërvitur nën mbikëqyrjen e trajnerëve Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Ata janë njohur me shtegun e garimit dhe janë ambientuar me kushtet që ofron qendra e skijimit.
Ata garat do t’i nisin qysh nga e hëna (13 shkurt 2017) në sllallom dhe sllallom të madh, kurse garuesja e vetme e Kosovës në snoubord në këtë ngjarje, Grenita Grazhda, do të garojë të mërkurën (15 shkurt).