DRITON KUKA
Kuka: Performanca më e mirë ndonjëherë
11 February, 2017 @22:43
Trajneri që nxorri kampione olimpike për Kosovën, Driton Kuka, është shprehur të jetë i stërkënaqur me rezultatin e arritur nga ekipi xhudist i Kosovës sot në Grand Slam të Parisit.
“Performanca më e mirë ndonjëherë. Dy medalje, një vend i pestë i Norës dhe dy fitore e një humbje e Akilit. Rezultati më i mirë deri tash në gara të këtij niveli,” ka shkruar Kuka pak më parë në postimin e tij në Facebook, ku ka pozuar i gjithë ekipi Ippon i Pejës.
Majlinda Kelmendi fitoi për herë të katërt me radhë medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, ndërsa Distria Krasniqi u stolis me medalje të bronztë.
Dy flamuj të Kosovës u shpalosën gjatë intonimit të himnit të Kosovës në Paris të Francës sonte.