Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Sonte super derbi Peja-Prishtina

Sonte super derbi Peja-Prishtina


19 January, 2020 @12:34

Xhiroja e 21 në Superligën e Kosovës në basketboll, do të mbyllet me dy ndeshje, që do të luhen sot.

Me fillim nga ora 17:00, do të luhet super derbi në mes të Pejës dhe Prishtinës në “Karagaç”, derisa Prizreni e pret Feronikelin nga ora 19:00.

Prishtina në xhiron e kaluar e kishte mposhtur Prizrenin, derisa Peja kishte pushuar, kurse Feronikeli pësoi nga Rahoveci.

TABELA AKTUALE

Peja aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 9 fitore e 8 humbje, kurse Prishtina është lidere me 14 fitore e 5 humbje. Në anën tjetër Prizreni me 10 fitore e 8

humbje është në pozitën e pestë, kurse Nikli me 5 fitore e 13 humbje në pozitën e shtatë.


 
Të gjitha lajmet nga