Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PRIZRENI

Trepça nis stinorin bindshëm

Trepça nis stinorin bindshëm


11 September, 2022 @20:48

Skuadra e Trepçës është treguar shumë e fuqishme ndaj Ponte Prizrenit sonte në Minatori, derisa palestra e stërmbushur me publikun mitrovicas ka parë një paraqitje të bukur të ekipit të tyre, derisa ata pa telashe kaluan xhiron e parë duke fituar ndeshjen 89-61 [29-17, 28-11, 18-22, 14-11].

Pas çerekut të parë dhe të dytë, ku krijuan epërsinë e konsiderueshme, dukej se më nuk kishte dilema sa i përket fituesit në këtë ndeshje, pasi që ekipi i drejtuar nga Ljubomir Minchev marshonte sigurt në çdo aspekt të lojës.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Prizrenin, por mundësia për rikthimin e tyre në ndeshje ishte e largët dhe e pakapshme karshi minatorëve në disponim.

TABELA AKTUALE

Andrew Gordon ka luajtur me 17 pikë e 7 kërcime në vetëm 18 minuta lojë te mitrovicasit, ndërsa Erjon Kastrati debutoi te Trepça në ndeshje zyrtare kampionale me 14 pikë e 3 asistime.

Drilon Hajrizi shënoi gjithashtu 14 pikë, por bëri 7 kërcime e 2 asistime shtesë për ekipin në fitore. Ndërsa Minchev i dha rast të gjithë lojtarëve të shijojnë minuta në Superligë, të 12-ve në dispozicion! 

Me double-double te Ponte Prizreni, Urim Zenelaj luajti me 13 pikë e 13 kërcime, kurse koshashënuesi më i mirë ka qenë Meriton Ismaili i ardhur nga Prishtina këtë verë, pasi që shënoi 15 pikë. Ivan Koljevic dha 13 pikë e bëri 6 asistime në rikthimin e tij te Prizreni.


 
Të gjitha lajmet nga