PRISHTINA E RE - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi vazhdon pa humbje
4 November, 2021 @21:57
Lideri i Ligës së Parë, Vëllaznimi, ka vazhduar serinë pozitive.
Skuadra gjakovare e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 42-68.
Prishtina e Re vetëm në çerekun e parë arriti të luftojë me Vëllaznimin, derisa në çerekun e dytë Vëllaznimi e ngriti epërsinë nga dy pikë në 11 pikë e më pas në çerekun e tretë pësoi vetëm 8 pikë e në 10 minutëshin e fundit 7 pikë, për ta siguruar fitoren e katërt rresht.
Atik Koshi dhe Besnik Azemi luajtën me nga 18 pikë secili, kurse Ujkan Karanezi u veçua me double-double prej 13 pikëve e 15 kërcimeve.
Te Prishtina e Re Arti Islamaj luajti me 15 pikë dhe Adhurim Aliaj me 11 pikë, që ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Vëllaznimi me 4 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Prishtina e Re ka bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbjeve.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Borean, derisa Prishtina e Re me New Basketin.