BASHKIMI - YLLI

Ylli i sigurtë ndaj Bashkimit
19 March, 2022 @21:50
Bashkimi është mposhtur nga Ylli në përballjen e xhiros së XXIII të Superligës, me rezultat 66-80.
Kampioni aktual i Superligës, Ylli, nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes, nuk e lëshoi asnjëherë epërsinë kundër skuadrës prizrenase.
Ish-lojtari i Bashkimit, Mikaile Tmusic, ishte koshashënuesi më i mirë 23 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Henrik Sirko me 15 pikë, Erjon Kastrati me 14 pikë dhe nga Dajuan Graf me 11 pikë të tjera.
Te Bashkimi u veçuan John Florveus me 19 pikë, Terrence Thompson me 16 pikë e 12 kërcime dhe Valon Bunjaku me 13 pikë.
Ylli me një ndeshje më pak gjendet në krye të Superligës me 17 fitore e 5 humbje, kurse Bashkimi me 9 fitore e 14 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.
Me këtë humbje Bashkimi tashmë rrezikon seriozisht PlayOffin e Superligës, derisa Ylli ka bërë një hap shtesë për lidershipin në stinor të rregullt.