PP: DRITA - YLLI

11 pikë dallimi pas pjesës së parë
6 February, 2022 @19:40
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Yllit që po luhet në “13 qershori” të Suharekës me Dritën në cilësi të vendasit, ndërsa Ylli ka ngritur epërsinë 4-pikëshe që e kishte nga çereku i parë në 11.
Çereku i dytë përfundoi me rezultat 17-24 në të mirë të suharekasve dhe kështu pjesa e parë përfundoi me rezultatin e përgjithshëm, 37-48.
Më efikasi te Ylli aktualisht është Mikaile Tmusic me 15 pikë të shënuara, ndërsa te Drita Labinot Ibrahimi ka 9 pikë të shënuara.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.