Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Alek Jonceski - trajner i ri i Trepçës

Alek Jonceski - trajner i ri i Trepçës


27 October, 2022 @19:44

Përzgjedhësi i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është emëruar dhe zyrtarizuar sonte si trajner i ri i ekipit të Trepçës. Mitrovicasit pas ndarjes me trajnerin bullgar Ljubomir Minchev, kanë përzgjedhur që në vazhdim të kampionatit t’ia besojnë skuadrën Aleksandar Joncevskit, i cili është 41-vjeçar.

Joncevski ka drejtuar disa ekipe të Maqedonisë së Veriut në karrierën e tij të re, ndërsa pas punës si ndihmës-selektor ka marrë drejtimin e reprezentacionit të vendit të tij.

“Selektori i Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, është trajner i ri i skuadrës sonë. Marrëveshja me trajnerin e suksesshëm është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën. Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë. Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut,” ka shkruar KB Trepça në njoftim.

Trepça ka kryer ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës me bilanc 4-3, ndërsa drejtuesit e klubit po kërkojnë titullin kampion.


 
Të gjitha lajmet nga