BARAZOHET GJITHÇKA

Barazim, edhe 10-minuta lojë - vendoset në çerekun e fundit
19 February, 2023 @18:36
Fituesi i Kupës së Kosovës pritet të vendoset në çerekun e fundit të ndeshjes, pasi që dueli aktualisht pas 30-minutave lojë është i barabartë krejtësisht.
Epërsinë 1-pikëshe që e kishte Trepça e shkriu Prishtina në çerekun e tretë me 17-18 dhe tashmë rezultati është 58-58.
Kendrick Brown dhe Drilon Hajrizi me nga 14 pikë janë koshashënuesit më të mirë të Trepçës aktualisht, ndërsa Will Daniels, Andrew Gordon e Amin Hot kanë nga katër gabime personale.
Në anën tjeëtr Dardan Berisha me 15 pikë është më efikasi, ndërsa Jan Palokaj ka 4 gabime personale pas 30-minutash lojë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.