Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: YLLI - BASHKIMI

Bashkimi befason, merr avantazhin e terrenit

Bashkimi befason, merr avantazhin e terrenit


18 April, 2021 @22:14

Bashkimi ka arritur të bëj befasi në përballjen e parë çerekfinale ndaj Golden Eagle Yllit.

Skuadra prizrenase ka shënuar fitore ndaj ekipit që posa u kthye nga Durrësi me trofeun e Ligës Unike dhe kështu ka marrë avantazhin e terrenit në serinë çerekfinale.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 75-75, derisa Bashkimi në vazhdime dominoi totalisht duke shënuar 19 pikë dhe pësuar vetëm 4 pikë, e mposhti kundërshtarin me rezultat 79-94.

Obinna Oleka me 30 pikë e 15 kërcime ishte më i miri te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Christian Lutete me 18 pikë dhe Musab Mala e Julian Hamati me nga 12 pikë.

Te Ylli u veçuan Erjon Kastrati e LG Gill me nga 18 pikë  dhe Gëzim Morina me 17 pikë të tjera.

SKEMA E PLAY OFFIT

Bashkimi tani kaloi 1-0 në epërsi në serinë gjysmëfinale të Play Offit. Ndeshja e dytë do të luhet të martë në Prizren, skuadra që regjistron dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.


 
Të gjitha lajmet nga