INFORMATORI I FUNDIT
Bashkimi gjobitet me 300 euro
16 March, 2017 @9:53
Skuadra e Bashkimit është gjobitur me 300 euro së fundi nga FBK-ja, ka bërë të ditur Federata përmes Informatorit të fundit të saj të botuar në faqen zyrtare.
Arsyeja e gjobitjes së Bashkimit është thënë të jetë “hudhja e shkrepëseve, shisheve dhe gjësendeve që mund të shkaktojnë lëndime” në ndeshje ndaj Pejës, të cilën ekipi prizrenas e fitoi 78-77.
Njejtë, nga kjo ndeshje Imer Tahiri i Bashkimit është gjobitur me 50 euro për shkak të gabimit teknik, ndërsa Alban Veseli i Pejës me 100 euro, për të njejtën arsye.