JORDI BERTOMEU
Mund të rritet numri i skuadrave në Euroleague
16 March, 2017 @8:34
Kryetari i Euroligës, Jordi Bartomeu, ka thënë se me kohë, më vonë mund të rritet numri i skuadrave në Euroligë. Njëshi i ligës më të fortë të basketbollit europian kështu ka dhënë sinjale të qarta për shtimin e ekipeve aty.
“Kemi nevojë për ta promovuar ligën edhe më shumë, njëherë për njëherë do të mbetemi me 16 skuadra, por më vonë qëllimi ynë është të ngritet numri në 18 e më pas në 20”, ka thënë Bartomeu.
Euroliga edhe në stinorin e ardhshëm do të luhet me 16 skuadra, derisa stinori 2018/19 pritet t’i ketë 18 ose më shumë skuadra.