STARTING 5's

Bashkimi-Peja, 5-shet startuese
16 October, 2022 @18:37
Përballja e fundit e xhiros së gjashtë luhet në Sezai Surroi të Prizrenit, ndërsa Bashkimi pret Pejën, në duelin derbi të rajonit të Dukagjinit.
Derisa Bashkimi ka bilans 2-3 pas 5 xhirove të para, Peja është e pamposhtur dhe vjen në Prizren si favorit me bilanc 5-0.
Trajnerët Darko Radulovic dhe Can Sevim, përkatësisht, kanë përcaktuar këto pesëshe për derbin që mbyll xhiron:
BASHKIMI: Morina, Jones, Rugova, Nixon, Alihodzic.
PEJA: Waldow, Hajdari, Veseli, Purvis, Umipig.
Ndeshja nis në ora 19:00.