Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALIN NË SHITJE BILETAT

Biletat për finale, në shitje

Biletat për finale, në shitje


27 March, 2025 @10:36

Organizatorja e Final Fourit të Ligës Unike, KB Prishtina ka bërë të ditur se sot prej orës 12:00 do të dalin në shitje biletat për finalen e garës, ku Prishtina dhe Vëllaznimi do të luftojnë për trofeun e parë të tyre të kësaj lige.

Kjo është hera e parë që Prishtina arrin finalen e kësaj gare, ndërsa të njëjtën edhe Vëllaznimi e ka arritur në pjesëmarrjen e tij të parë aty. Vëllaznimi mposhti Yllin në gjysmëfinalen që u zgjidh në minutën e fundit të ndeshjes, kurse Prishtina kaloi tepër lehtë Besëlidhjen.

Finalja Vëllaznimi - Prishtina nis në ora 20:00 sonte, ndërsa biletat për ndeshje shiten në “Prishtina Shop” në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” të kryeqytetit. Bileta për tribuna kushton 5 euro, ndërsa për parket, 10 euro.

Tifozëritë e ekipeve në fjalë kanë bërë të ditur interesimin për të qenë pjesë e finales, ndërsa sot pritet të shihet çfarë atmosfere do të krijojnë në finale, ku skuadrat e tyre luftojnë për trofe.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike