PUBLIKOHEN DATAT, POR JO NDESHJET!

Pa shumë bujë, kuptohen ekipet e Final 4
13 March, 2025 @11:42
Disi si në heshtje edhe të ekipeve nga Kosova kaloi faza grupore e Ligës Unike këtë stinor. Të ndarë në dy grupe, pa njoftime paraprake. Luhet disi, sa për të thënë që po mbahet kjo garë.
Mbrëmë, mori fund faza grupore, ndërsa nga Grupi A në Final Four të Ligës Unike shkuan Vëllaznimi si lider i grupit dhe Besëlidhja. Ndërkaq nga Grupi B Ylli dhe Prishtina.
Për më tepër, as Liga Unike duket se nuk po kapacitet për të transmetuar ato pak ndodhi që po bëhen aty, pasi që vetëm sot është rifreskuar tabela e Ligës, ndërkaq lajmet e njoftimet në shumë sektore janë të mangëta, ose mungojnë!
REZULTATET dhe TABELA
Grupi A:
Bashkimi-Teuta 96-88
Besëlidhja-Vëllaznimi 75-85
*TABELA PËRFUNDIMTARE:
1. Vëllaznimi 5-1
2. Besëlidhja 4-2
3. Bashkimi 2-3
4. Teuta 0-5.
Grupi B:
Tirana-Prishtina 63-77
Ylli-Vllaznia 81-70
TABELA PËRFUNDIMTARE:
1. Ylli 4-2
2. Prishtina 4-2
3. Vllaznia 2-4
4. Tirana 2-4.
Për të bërë gjithçka edhe më konfuze, Prishtina ka postuar në faqen e saj në Facebook/Instagram se është lidere e Grupit B! Ndërkaq Liga Unike e ka vendosur në pozitë të dytë skuadrën nga kryeqyteti! Gjithashtu, Bashkimi dhe Teuta një ndeshje mes vete nuk e kanë zhvilluar fare! Nuk dihet nëse do të zhvillohet.
Final Four i Ligës Unike do të luhet brenda mesjavës së fundit të muajit mars. Siç bëri të ditur së pari KB Prishtina, pastaj më vonë edhe faqja zyrtare e Ligës në fjalë, përballjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa një ditë më vonë do të luhet edhe finalja, pra më 27 mars - mes fituesve të gjysmëfinaleve.
Edhe pse tabelat dhe rezultatet tash janë vendosur, Liga Unike ende nuk ka bërë të ditur se cilat do të jenë çiftet që do të takohen në gjysmëfinale të garës. Apo, ka diçka të paqartë?
*Dy ekipet e para nga secili grup, kualifikohen në Final Four të Ligës Unike për stinorin 2024/25. Teuta dhe Bashkimi kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndeshja Teuta-Bashkimi nuk është zhvilluar dhe nuk dihet nëse do të zhvillohet ndonjëherë, edhe pse të dyja skuadrat janë eliminuar dhe nuk kanë gjasa për Final Four.
**GRUPI A: Vëllaznimi dhe Besëlidhja janë kualifikuar në Final Four. Bashkimi dhe Teuta janë eliminuar.
**GRUPI B: Ylli dhe Prishtina janë kualifikuar në Final Four. Vllaznia dhe Tirana janë eliminuar.