FINAL FOUR

U vendos për nikoqirin e Final Four të Ligës Unike
20 March, 2025 @16:38
Përmes një njoftimi të shkurtër, FBK ka bërë të ditur se Bordi ka mbajtur mbledhjen dhe ka shqyrtuar ofertat për organizatorin e Final Fourit të Ligës Unike 2024/25. Borozani.com
Përmes votimit, Prishtina është bërë fituese dhe tash e tutje edhe nikoqire e katërshes finale të Ligës Unike, që do të luhet me 26 e 27 mars 2025.
“Pallati i Rinisë dhe Sporteve” do të jetë palestra nikoqire, ndërsa në ditën e parë luhen gjysmëfinalet, kurse në të dytën dueli për vend të tretë dhe finalja e madhe që do ta nxjerrë kampionin e ri të garës.
Në konkurrencë për organizim të Final Fourit ka qenë edhe Vëllaznimi, që për herë të parë po merr pjesë në këtë ligë. Por, gjakovarët u mposhtën me vota sot.
Përndryshe, në gjysmëfinale takohen: Vëllaznimi - Ylli dhe Prishtina - Besëlidhja.