FUTSALL
Bytyqi: Ishim më të mirë, do ta ringjallim sportin e Gjakovës
17 February, 2017 @18:11
Përveç Arbër Dobroshit, pas triumfit të Liburnit në Kupën e Kosovës për Borozani.com foli edhe Bekim Bytyqi, trajneri i Liburnit, i cili këtë detyrë e mban që nga fillimi i këtij sezoni.
“Ishte një ndeshje mjaft interesante me shumë raste për shënim nga të dyja ekipet, mirëpo ne u treguam më të pjekur, krijuam raste më të mira dhe fituam me meritë. Gjakovës ia sollëm Kupën e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.
Normalisht që pritshmëritë janë që të kemi sukses dhe në ligë, të arrijmë në play-off dhe t’i mposhtim kundërshtarët tonë. Jemi më të mirë dhe këtë do t’ia lëmë kohës ta tregojë. Ka mundësi që shkojmë në gara evropiane edhe me fitimin e Kupës mirëpo kjo varet nga Federata e Kosovës, ndërsa nëse e fitojmë ligën, shkojmë në Champions League të futsallit.
Do të punojmë shumë që ta ringjallim sportin në qytetin tonë.” - u shpreh trajneri Bytyqi.
Duhet përmendur që Bekim Bytyqi ishte lojtari më i mirë i futsallit në Kosovë, ndërsa më pas karrierën e vazhdoi në ligën belge të futsallit me skuadrën ‘Ford Genk’. Në Belgjikë Bytyqi morri pjesë 2 herë në 2 kampionate të ndryshme botërore për klube dhe sukseset personale të tij nuk munguan as atje.