FUTSALL
Liburni fiton, kupa shkon në Gjakovë
16 February, 2017 @19:19
Me fitoren e gjakovarëve u mbyll finalja e Kupës së Futsallit mes Prishtinës dhe Liburnit.
Koha e rregullt përfundoi 3-3, kurse në kohën shtesë më të mirë u treguan lojtarët e Liburnit, të cilët takimin e fituan me rezultat 3-5, për ta dërguar kështu kupën në Gjakovë.
Golashënues per Liburnin ishin Ramadan Alaj me 2 gola si dhe Halim Selmanaj, Arbër Dobroshi dhe Ideal Brovina me nga 1 gol.
Kjo ishte hera e shtatë që Liburni merr pjesë në finalen e Kupës së Kosovës, ndërsa titulli i fituar sot ishte i dyti për këtë skuadër.
Golat dhe formacionet:
Shënues: Selmanaj (14), Alaj (27,42 ). Dobroshi (44) e Selimi (50) për Lib.e Berisha (24), Paqarizi (36)Kelmendi (43) për Pr. Liburni: Krasniqi, Dobroshi, Selmanaj, Brovina, Selimi, Lluka, Alaj, Hamza, Qerimi, Kasapi, Daci, Nikolla dhe Prendrecaj. Trajner: Bekim Bytyqi. Prishtina: Krasniqi, Qori, Muharremi, Zejnullahu, Qestaj, Paqarizi, Talla, Dervishaj, Berisha, Sadiku, Kameri, Gega dhe Klemendi. Trajner: Huar Morina |