ST MORITZ
Albin Tahiri i kënaqur me garën e sotme
13 February, 2017 @19:11
Skiatori kosovar, Albin Tahiri, është shprehur të jetë i kënaqur me arritjet e tij, në Kampionatin Botëror që po mbahet në St Moritz të Zvicër.
Ky është kampionati i parë ku po merr pjesë Kosova, ndërsa Tahiri është skiatori i parë që po merr pjesë në një garë të tillë.
“Jam i kënaqur me garat e mija deri tash. Veçanërisht me atë të lëshimit. Tash janë në skemë disciplinat teknike,” ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka përunduar sot në pozitën e 45 të garës së kombinimit alpik, me kohë 1:45.28 që është 12 sekonda më shumë sesa kampioni, Luca Aerni nga Zvicra.