ERZURUM 2017
Përfundon sllallomi i madh për Lyra Hoxhën dhe Adea Haxhidautin
Teksti: KOK
13 February, 2017 @14:38
Lyra Hoxha dhe Adea Haxhidauti përfunduan garën e sllallomit të madh në Erzurum, në kuadër të Festivalit të 13-të Olimpik Dimëror Evropian për të rinj.
Ato përfunduan në pozitat 51 (Lyra Hoxha, me ngecje prej +53.76 ndaj vendit të parë) dhe 52 (Adea Haxhidauti, me ngecje +1.23.43).
Skitaret kosovare u ballafaquan me një terren tejet të vështirë e të akullt, çka ua vështirësoi atyre jashtëzakonisht shumë garimin. Por përkundër kësaj ato e përfunduan garën, gjë të cilën e bënë jo të gjitha pjesënarrëset e kësaj disipline.
Hoxha dhe Haxhidauti pasnesër do të marrin pjesë edhe në garën e sllallomit.