VIDEO
Hasani: Misioni përfundoi me sukses
16 February, 2017 @16:37
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e vlerësoi pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Festivalin Olimpik Dimëror Europian për të rinj që u organizua në Erzurum të Turqisë.
Kosova në këtë ngjarje u paraqit me 5 sportistë: Lyra Hoxha, Adea Haxhidauti, Arbi Pupovci dhe Vernor Gjurkaj në skijim alpik dhe Grenita Grazhda në snowboad.
Kjo ishte hera e parë që Kosova u paraqit në këtë festival.