FUTSALL

Arbër Dobroshi me trofeun e Kupës së Kosovës, shkurt 2017
Dobroshi: Synimet e ardhshme, titulli dhe Europa
17 February, 2017 @13:35
Pas triumfit në Kupën e Kosovës në takimin e zhvilluar dje ndaj Prishtinës, për Borozani.com foli Arbër Dobroshi, një nga lojtarët kryesorë të Liburnit.
“Fitimi i Kupës ishte njëri nga synimet tona. Do të përgatitemi maksimalisht dhe do të luftojmë për ta fituar edhe ligën e Kosovës në futsall si dhe duam që t’i tregojmë vlerat tona në garat evropiane.” - u shpreh Dobroshi, i cili njëkohësisht ishte edhe njëri nga golashënuesit në finalen që u luajt dje.
Sa i përket Liburnit, skuadra gjakovare dje e luajti finalen e shtatë në Kupën e Kosovës, ndërsa ishte hera e dytë që kjo kupë shkoi në Gjakovë.