AS PRISHTINA - TREPÇA
Ç3: Thellohet epërsia
14 October, 2020 @18:11
Ka përfunduar edhe çereku i tretë në ndeshjen e parë të Play Outit në mes të AS Prishtinës dhe Trepçës.
Trepça është larg 10 minuta fitores, derisa rezultati aktual është 40-58 në të mirë të skuadrës mitrovicase.
Besnik Azemi me 19 pikë është më i miri në parket deri më tani, kurse te AS Prishtina Alban Latifaj me 16 pikë.