GAME 1: WARRIORS - BLAZERS
Curry kujdeset për fitoren e kampionit
15 May, 2019 @10:49
Seria e finaleve të Konferencës Perëndimore, nisi me fitoren e Golden State Warriorsave, të cilët e mposhtën Portland Trail Blazers me rezultat 116-94.
Në ndeshjen ku epërsia u ngrit deri në 22 pikë, djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, pa u rrezikuar seriozisht e mposhtën kundërshtarin më lehtë se sa që është pritur.
Në mungesë të super yllit Kevin Durant, në skenë ishte Stephen Curry. Ai gjatë ndeshjes luajti me 36 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, derisa ishte i saktë 9 herë në 15 tentimet e tij nga vija e treshit.
Te Portlandi u dallua Damian Lillard me 19 pikë, 6 asistime e 4 kërcime.
Warriorsat kaluan 1-0 në epërsi në seri. Ndeshja e dytë do të luhet përsëri në “Oracle Arena” të Golden State më 17 maj në ora 03:00.